Sport

Neymar është i lumtur në PSG, kërcënon Realin

Neymar nuk është i lumtur me humbjen ndaj Real Madridit, por thotë se ende kanë mundësi për të përmbysur rezultatin

PSG ka pësuar humbje 3:1 në ndeshjen e parë ndaj Real Madridit, në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Por, sulmuesi brazilian, Neymar thotë se ende asgjë nuk ka përfunduar.

“Është e vështirë, por jo e pamundur. Asgjë nuk është vendosur, ekziston edhe ndeshja e kthimit”, tha Neymar pas ndeshjes me Realin.

Ai po ashtu foli edhe për të ardhmen e tij, ku tha se është i koncentruar dhe i lumtur në PSG.

“Unë kam një kontratë me PSG-në, jam i koncentruar në PSG, jam i lumtur këtu”.