Sport

Neymar: E pres krahëhapur Lucas Liman në Barcelonë

Neymar ka deklaruar se e pret krahëhapur mesfushorin e Santosit, Lucas Lima, por mohon se ai ka kërkuar personalisht që klubi të nënshkruaj me lojtarin në fjalë.

Kontrata e Lucas Lima më Santos skadon në fund të vitit dhe pretendohet se ai do të nënshkruajë një parakontratë me Barcelonën në korrik dhe të bashkohet në janar me klubin katalunas.

“Ai është një mik i madh në futboll dhe unë shpresoj që ai të vijë në Barelonë ” citohet të ketë thënë për Globo Esporte, ylli i brazilit Neymar.

“Unë shpresoj se çdo gjë të shkoj mirë. Ne do ta mirëpresim atë me krahë hapur”, përfundoi Ney. /Indeksonline/