Ylli brazilian aktualisht në Paris Saint-Germain paguhet 50 milionë euro në vit, ndërsa në “Camp Nou” do t’i merrte 20 milionë
Neymar do të jetë i detyruar të heq dorë nga një shumë prej 30 milionë eurosh për t’u rikthyer në Barcelonë.
E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se sulmuesi brazilian është mjaft i interesuar për t’u kthyer në “Camp Nou” gjatë verës që vjen, përcjell “Gazeta Express”.
28 vjeçari ishte afër rikthimit tek Barça edhe gjatë verës së kaluar, por palët nuk arritën marrëveshje në fund.
Përfaqësuesi brazilian i merr afro 50 milionë euro në vit në Paris Saint-Germain, duke i përfshirë këtu edhe sponsorët.
Dhe, nëse do t’i bashkohej Barçës, ai do t’i merrte vetëm 20 milionë euro në Spanjë.
Pra, çdo vit do t’i merrte 30 milionë më pak.
Neymar i ishte bashkuar PSG-së në vitin 2017 për 222 milionë euro.
Ai kishte nënshkruar për pesë vjet dhe tash i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë në “Parkun e Princave”.