Sport

Neymar drejt Realit, kjo është klauzola që e largon nga PSG

Neymar nuk është i lumtur në PSG dhe mund të largohet verën e ardhshme

Sulmuesi brazilian, Neymar ëndërron Real Madridin, por gjatë verës së kaluar nuk dëshiro të transferohej në Santiago Bernabeu, sepse nuk dëshironte të bënte sikurse bëri Luis Figo.

Por, ai është i gatshëm që këtë ta bëjë verën e ardhshme, duke lënë PSG-në për Kampionët e Spanjës dhe Evropës, shkruan El Chirnguito.

Në fakt, ai ka një klauzolë në kontratën e tij, e cila e lejon largimin nga skuadra franceze, nëse ndonjë skuadër paguan 222 milionë euro, aq sa paguan ata për ta transferuar nga Barcelona.

Skuadra më e interesuar për shërbimet e tij është Real Madrid, që e sheh si zëvendësues të Ronaldos, e po ashtu është edhe vet dëshira e lojtarit. /Express/