Neymar gjatë kësaj vere u transferua në PSG për shifrën rekord prej 222 milionë eurove
Sulmuesi brazilian, Neymar pavarësisht se thotë se është i lumtur në PSG, nuk ishte dëshira e tij që të transferohej te kjo skuadër gjatë verës.
Sipas të përditshmes spanjolle Marca, vet lojtari kishte tentuar që të ndalonte kalimin e tij në PSG.
Por, babai dhe agjenti i tij, Neymar Jr. kishte kompletuar transferimin pa pëlqimin e lojtarit.
Neymar madje thuhet se kishte kontaktuar edhe presidentin e Barcelonës, Josep Bartomeu, nga i cili kishte kërkuar që të ndalonte marrëveshjen. /Express/