Sport

Neymar bën diferencën në Francë (Foto/Video)

Neymar ka dhuruar spektakël mbrëmë në “Parc des Princes”.

Paris Saint Germain e ka mposhtur 6:2 Toulousen në një ndeshje ku shkëlqeu Neymar, i cili debutoi në “Parc des Princes”, shkruan Gazeta Express.

Talenti brazilian shënoi dy gola të bukur dhe dhuroi dy asistime për PSG-në.

Neymar që tani ka nisur të bëjë diferencën në Francë, diçka edhe për të cilën është larguar nga Barcelona. Pas vetëm dy ndeshjeve, Neymar ka:

Më së shumti driblime të kompletuara (24)

Më së shumti shanse të krijuara (14)

Më së shumti asiste (3)

Neymar gjithashtu deri më tani ka shënuar 3 gola, vetëm Falcao ka më shumë se ai, pesë. /Gazeta Express/

https://streamable.com/j5btg

https://streamable.com/0jddt