Sport

Neymar arrin marrëveshje për rikthim te Barcelona

Neymar është pranë rikthimit te skuadra e Barcelonës.

Barcelona ka arritur marrëveshje verbale me Neymarin për rikthimin e tij në Camp Nou.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se klubi kampion i La Ligës pret rikthimin e yllit nga Paris Saint-Germain, transmeton lajmi.net.

Neymar ka pranuar kushtet e ofruara nga Barcelona në kontratë pesëvjeçare.

Reprezentuesi brazilian dëshiron të rikthehet te Barcelona pas aventurës së shkurtër te gjiganti nga Parisi.

Barcelona thuhet se i ka ofruar pagë prej rreth 24 milionë euro në sezon e cila është pranuar nga Neymar. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli