Sport

Neuer thyen heshtjen, konfirmon nëse do të largohet nga Bayern Munich

Manuel Neuer ka përsëritur qëllimin e tij për të qëndruar në Bayern Munich por konfirmoi se nuk ka asgjë për të njoftuar në lidhje me zgjatje të kontratës.

Marrëveshja aktuale e Neuerit me kampionët e Bundesligës skadon në fund të sezonit 2020/21.

Bayern tashmë ka lëvizur për të sjellë atë që duket se është zëvendësimi afatgjatë i Neuerit, duke siguruar portierin e Schalke Alexander Nubel në një transferim të lirë, me 23-vjeçarin i cili bashkohet me skuadrën në fund të edicionit, transmeton lajmi.net.

“Plani im është që të vazhdoj të luaj futboll për Bayern, dhe Alex Nubel do të jetë me ne nga vera, atëherë do të vazhdojë”, tha Neuer për Sky Sport.

“Nuk ka asgjë që mund të shpallim për momentin”. /Lajmi.net/