Sport

Neuer: Luaj me pjatë metalike në këmbë

Portieri i Bayernit ka zbuluar një fshehtësi që pakkush e ka ditur.

Manuel Neuer është lënduar përsëri dhe do të mungojë për të paktën tre muaj pas thyerjes së këmbës.

Por portieri gjerman ka theksuar se nuk është hera e parë që përballet me situata të tilla, ku ka treguar se në këmbën e tij të djathtë ai e ka të vendosur një pjatë metalike me të cilën luan pa problem që nga viti 2008, transmeton KosovaPress.

“Kam pasur të njëjtin lëndim në këmbën e majtë edhe në vitin 2008 kur luaja me Schalken”, ka theksuar Neuer për Bild.

“Në atë kohë mjekët më patën vendosur një pjatë metalike në këmbë, e cila ende

është aty dhe kurrë nuk kam pasur problem me të, madje jam ndier mirë”.

“Jam fans i tyre, përderisa ato të mundësojnë të vazhdosh karrierën normalisht pa pasur nevojë të bësh mungesa të panevojshme”, ka deklaruar në fund 31-vjeçari.

Neuer pritet të kthehet në muajin janar nga lëndimi.