Sport

Nesër shpallen më të mirët nga KOK-u

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë edicionin e katërt të ceremonisë “Laureatët 2019”, në të cilën bëhet përzgjedhja e më të suksesshmëve për vitin që lamë pas.

Edhe këtë herë do të zgjedhen: Sportistja dhe Sportisti i Vitit, Trajneri, Çmimi Special, Shpresat, si dhe Kombëtaret më të Suksesshme.

Ceremonia e “Laureatëve 2019” mbahet më 27 shkurt 2020 (e enjte) në Hotel Emerald në Prishtinë, me fillim në ora 19:45.

Ndër mysafirë të shumtë nga institucionet shtetërore e sportive të vendit, i pranishëm do të jetë edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), Marius Vizer, njëherit mik i madh i Kosovës dhe njëri nga kontribuesit më të mëdhenj në anëtarësimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

the authorGazetaKNN