Aktuale

Nëse do të ishte gjallë, sot Astrit Dehari do të festonte 28 vjetorin e lindjes

Astrit Dehari, nëse nuk do të kishte vdekur në vitin 2016 ai sot do të festonte ditëlindjen e tij të 28.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, që po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kishte ndërruar jetë me 5 nëntor të vitit 2016, në rrethana ende të pasqaruara nga autoritete, shkruan Gazeta Express.

Në atë kohë, sipas kryeprokurorit të prokurorisë themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, në bazë të raportit të mjekëve të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Asterit Dehari ka kryer vetëvrasje në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, vdiq në dhomën e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të këtij viti.

Ai ishte njëri nga të dyshuarit për sulm me granatë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në fillim të gushtit të këtij viti

the authorE B