Rajon & Botë

Nëse sulmet terroriste nuk ndalen në Francë, paralajmërohet luftë civile

Në Francë rrezikohet të ketë luftë civile, në rast se atje vazhdojnë sulmet terroriste, ka thënë sot Jean Messiha, koordinatori i fushatës zgjedhore të kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Për BBC Newsnight, Messiha ka thënë se nëse do ketë ndryshime në udhëheqje do ketë ndryshime edhe në forcimin e sigurisë kundër ISIS. Në të kundërtën, nëse do të ketë udhëheqje të pafuqishme, Franca do të rezultojë me forcimin e ISIS, e cila do ua mundësoj atyre kryerjen e më shumë sulmeve./Indeksonline/

the authorE B