Mathieu ka bërë të ditur se do të festojë nëse shënon gol ndaj ish-skuadrës.
Sportingu i Lisbonës do të përballet me Barcelonën të mërkurën në Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për mbrojtësin, Jeremy Mathieu, që do të luajë kundër ish-skuadrës që veshi fanellën për 3 sezone, duke bërë 94 paraqitje.
Mathieu ka thënë se ka respekt për Barcelonën, por do të festojë nëse shënon gol vetëm për shkak të trajtimit që i është bërë nga numri një i klubit, Josep Bartomeu.
“Nëse shënoj? Kam shumë respekt për ish-shokët e skuadrës dhe tifozët. Por nëse festoj, do të jetë për shkak të Bartomeus dhe Robert Fernandezit, për mënyrën se si më kanë trajtuar ata – ka qenë shumë e vështirë për mua”, ka deklaruar francezi. /Gazeta Express/