Sport

Nëse ndodh kjo, Eriksen mund të transferohet në Real Madrid

Nëse Tottenham e pranon ofertën, mund të kompletohet transferimi i Christian Eriksen te skuadra e Real Madridit.

Real Madrid është i gatshëm të përfshijë James Rodriguezin në ofertë për transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen.

“AS” shkruan se “Los Blancos” vazhdojnë të jenë të interesuar për blerjen e mesfushorit danez.

Real Madrid shpreson ta zbresë çmimin e Eriksenit duke ofruar shërbimet e mesfushorit kolumbian, aktualisht i huazuar në Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

James është duke kaluar sezonin e dytë të huazimit në Allianz Arena që kanë të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit për 42 milionë euro. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli