Volkswagen pritet t’i tërheq rreth 75,000 vetura, pasi u zbulua se kanë probleme me rripat e sigurisë që kanë lidhje kabllore plastike.
Veturat e prekura janë modelet VW Polo, Seat Arona dhe Ibiza dhe pronarët e tyre janë paralajmëruar të bëjnë “ndërhyrje të përkohshme” në vetura, për të parandaluar që rripat e pasmë të sigurisë të hiqen vetë, pasi mund të rrezikojnë sigurinë e udhëtarëve, zakonisht fëmijëve të cilët ulen mbrapa në veturë.
VW ka kontaktuar me rreth 12,000 pronarë të këtyre modeleve, kur problemi u shfaq në maj, por prej atëherë edhe 55,000 vetura të tjera janë shfaqur me të njëjtin problem, transmeton Gazeta Express.
Problemi u zbulua gjatë testimeve rrugore të tri modeleve të VW. Një zëdhënës i VW tha se është njoftuar mbi këtë problem dhe se kompania do të ofrojë zgjidhje teknike dhe do t’i tërheq nga tregu veturat e prekura.