Drejtuesit e Interit kanë disa opsione për trajner të ri nëse Antonio Conte refuzon ofertë
Interi do ta pres Antonio Conten deri me 28 maj, pas finales së FA Cup mes Chelseas dhe Arsenalit, që ta kthej një përgjigje.
Nëse Conte refuzon ofertën e Interti, këta të fundit kanë edhe një opsion interesant. Fjala është për trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino, shkruan Sky Sports, përcjell Express.
Thuhet se Interi i ka ofruar trajnerit argjentinas 10 milionë euro në sezone, pesë më shumë sesa fiton aktualisht në Premierligë.
Por, përveç Pochettinos, në listën e pronarëve të Interit, Suniga Group, janë edhe dy strategë të tjerë. Fjala është për Diego Simeonen (Atletico Madrid) Luciano Spalletti (Roma).
Interi aktualisht është pa trajner pasi ka shkarkuar Stefano Pioli, gjatë kësaj vare, shkaku i rezultateve të dobëta. /Express/