Aktuale

Nervozohet deputeti i LDK-së, kërkon zgjedhje të reja!

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar zhvillimet e sotme që ndodhën në Kuvendin e Kosovës në lidhje me demarkacionin, raporton Gazeta Blic.

Avdyli ka thënë se meqenëse koalicioni qeverisës i kanë mbetur vetëm 50 vota afër, do të ishte shumë mirë po të thirrje një seancë për zhbllokimin e situatës.Një Seancë, sipas tij e shpërbërjes së parlamentit dhe shkuarje në zgjedhje të reja.

Postimi i plotë i Avdylit:

Meqenëse këtij koalicioni të çuditshëm i kanë mbet vetëm diku afër 50 vota, javën tjetër më së miri do ishte thirrja e një seance tjetër për zhbllokimi e situatës . Ajo e shpërbërjes së Parlamentit dhe shkuarje në zgjedhje të reja. Kosova ska nevojë të mbetet peng e disa partive të vogla, e një pakice qeveritare , e më pak peng e një pakice kombetare.

the authorE B