Aktuale

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Në Gjilan është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Ky memorandum është nënshkruar ndërmjet komunës së Gjilanit, ministrisë së Punëve të Brendshme, UNDP-së dhe Ambasadës italiane.

Alessanda Rocasalbo, zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, ka thënë se kjo marrëveshje është një pilot-projekt në mes palëve të cilat do të angazhohen në parandalimin e këtyre dy temave.

Projekti është financuar nga Ambasada e Italisë, njofton Klan Kosova.

Prezent aty ishte edhe ambasadori i Italisë në Kosovë Piero Cristoforo SARDI, i cili tha se do të angazhohen në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm – sipas tij, ky është një prej kushteve të Bashkimit Evropian.

Nga ana e tij, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se “Gjilani është si shembull i komunave të Kosovës për luftimin e ekstremizmit edhe terrorizmit”.

the authorE B