Moderatorja e njohur Marina Vjollca sot feston ditëlindjen e saj të 28-të, shkruan Gazeta Blic.
Urimet kanë qenë të shumta që ajo ka marrë nga ndjekësit e saj, e qysh në orët e para padyshim se ka ardhur dhe urimi i bashkëshortit të saj, këngëtarit Getoar Selimi.
“Për botën, mund të jesh vetëm një person. Por për mua, ti je bota. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime”, ka qenë urimi i Getit në fotografinë e publikuar.
Nuk mungoi as urimi nga gjysma e saj siç e quan ajo, motrës, Luana Vjollca e cila nuk imagjinon dot jetën pa të.
“Nuk e di si do kishte qenë jeta ime pa ty, por as nuk dua ta imagjinoj! Gjithmonë bashkë Gjysma ime. Gëzuar ditëlindjen jetë. TË DUA”, ka shkruar Luana.
Por, ai më i veçanti vjen nga njeriu i saj më i shtrenjtë, nëna e saj, Maria Vjollca.
“Jam mama ma e lumtur në botë me nji shpirt të bukur si ti! Falenderoj Zotin për t! Edhe 100 vite të bukura ashtu me dashuri e rreze dielli që ti rrezaton për ne! Shpirti plot, pasuria ime” ka qenë urimi i ndjerë i nënës së Marinës.