Një vit pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, prindërit e të ndjerit së bashku me avokatin e familjes mbajtën një konferencë për media.
Nëna e Astritit, Xhemile Dehari, ka folur për një bisedë që ka pasur me Astritin dy javë para se ai të vdiste, raporton Periskopi.
“ Dy javë para se me vra, ka qenë e enjte, na tha ‘nëse ju thërret dikush dhe ju thotë që Astriti është sëmurë dine që më kanë marrë natën’. Pas dy javësh, na ka thirr një grua, që është vërtetuar se ka qenë gruaja e Naser Makollit, që ka qenë në dhomë me Astritin dëshmitari në këtë rast, e që edhe ai vdiq në rrethana të dyshimta. Kur isha në varrim të Naserit, gruaja e tij tha se Naseri ka ditë shumë gjëra” , ka thënë ajo duke shprehur mosbesimin e saj në hetimet që janë kryer nga institucionet vendore. /Periskopi/