Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, nuk e ka problem të marrë gjithë përgjegjësinë mbi vete.
Thotë se roli i tij është i tillë. Por ai nuk do të pajtohet asnjëherë nëse shikuesit i vërshëllejnë futbollistët e Kosovës, e në veçanti kur bëjnë gabime apo kur janë në situata të vështira.
Ai pret përkrahje në vend të vërshëllimave. Në fakt, vetë Ujkani i përjetoi këto vërshëllima në ndeshjen e fundit me Kosovën, shkruan KD.
Ai ishte “figura tragjike” e ndeshjes miqësore që u luajt të hënën mbrëma ndërmjet Kosovës dhe Letonisë. Kosova fitoi 4:3.
Pas tre golave të Letonisë, për të cilët u fajësua Ujkani, tifozët nisën të kërkonin largimin e tij nga fusha. Sa herë prekte topin, tifozët vërshëllenin. Kjo situatë e ka prekur kapitenin. /Express/