Në Kosovë stadiumet tona nuk kanë akoma karrige për tu ulur shikuesit.
Por në Gjermani, karriget janë të harruara tash e disa dekada me parë, tani skuadra e njohur gjermane Bayern Munich, ka arritur një marrëveshje për vitin 2019 për ndërtimin e disa dhomave luksoze brenda stadiumit për të parë ndeshjet e gjigantit gjerman.
Kjo marrëveshje është arritur me Marriott, e cila posedon disa hotele në gjithë botën.
Bajerni i Mynihut është klubi i parë që fut këtë të re në stadium. Edhe Reali i Madridit ka menduar që në projektin e ri të stadiumit “Santiago Bernabeu” të ketë diçka të tillë për tifozët më ekskluzivë.