Rajon & Botë

Në shtetin afrikan, kjo racë e rrallë njerëzish vritet për shkaqe bestytnie

Në Malawi, njerëzit albinist vriten për kontrabandimin e trupit të tyre; fëmijë dhe të rriturit torturohen për vdekje me thika maçete dhe thika kuzhine.

Më shumë se 115 persona janë sulmuar në dy vitet e fundit, ku 20 prej tyre rezultuan fatale. Ata që i mbijetuan këtyre sulmeve ndjejnë dhimbje fizike dhe frikë psikologjike me ankthe se sulmet mund të rikthehen.

Por përse ndodh një gjë e tillë? Shumica e njerëzve flasin për një treg të pakapshëm për këto pjesë të trupit, njerëz të cilët janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha parash për mjekët magjistarë që i përdorin ato si ilaçe për të kuruar gjithçka nga sëmundja e fatit të keq.

Më poshtë “Al Jazeera” ka përgaditur një reportazh në lidhje me viktimat që kanë qenë pjesë e sulmeve, transmeton Periskopi.

Historia e Davidit – Ishte ditë e dielë e Prillit të vitit 2016. Një ditë e ngrohtë dhe e thatë. 17-vjeçari David Fletcher ishte i mërzitur për të dalur jashtë. Ai dëshironte të shikonte një ndeshje futbolli në një shkollë lokale në vend që të ndihmonte familjen e tij të mblidhte misër në ara. Prindërit e tij e lejuan që ai të shkojë të shoh ndeshjën e futbollit.

Kur ai nuk u kthye deri ditën vonë në shtëpi, e gjithë fshati e kërkoi atë por nuk mund ta gjenin.

Familja e tij ditën tjetër rastin e humbjes së djalit të tyre e kishte raportuar në stacionin policor.

Një javë më vonë, shefi i policisë lokale erdhi në shtëpinë e tyre për t’ua kumtuar lajmin: Trupi i Davidit ishtë i shpërbërë totalisht dhe u gjet në afërsi të Mozambikut rreth 80 km. Trupi i tij ishte i dekompozuar, kishte njoftuar ai.

I lindur në vitin 1999, Davidi ishte i pesti fëmijë por i vetmi që kishte lindur si albinist.

“Nuk isha e surprizuar kur ai ka lindur si i tillë”, thotë nëna e tij. “Unë isha e lumtur me ngjyrat e tij”.

Historia e Alfredit – 17-vjeçari Alfred Chigalu kishte jetuar me hallën e tij në një shtëpi me baltë e rrethuar me lule të vdekura.

Fqinji më i afërt është pesë minuta larg, përgjatë një rruge të prerë përmes barit të madh. Duhen 20 minuta – në të gjithë fushat e thara të duhanit – për të arritur në rrugën kryesore.

Thatësira e ka goditur këtë rajon të vështirë, dhe ndërsa pemët e larta të mangos japin hije për fermerët, por ato nuk japin fryt. Klima këtu është e ashpër. Kulturat shpesh shkatërrohen nga thatësira ose stuhi breshëriesh të dhunshme. Ashtu si të tjerët në fshat, Alfred dhe halla e tij, Lydia Petulo, po mbijetojnë me copa të misrit nga të korrat e vitit të kaluar.

Dhitë në oborr nuk janë të vetat. Në dhjetor të vitit 2015, katër burra thyen derën e gjumit të Alfred ndërsa ai po flinte. Ata e prenë atë me llojin e thikës maçete, duke e goditur në pjesën e pasme të kokës, në shpatulla dhe në shpinën e tij.

Ata u përpoqën ta rrëmbenin atë. Kur halla e tij e gjeti atë i gjakosur, sulmuesit ikën. Alfredi mbijetoi, por me pasoja të rënda. Tani, zëri më i vogël e zgjon, dhe kur ai shkon në fshat ai duhet të shoqërohet me dikënd.

the authorE B