Vetëm pak javë më parë aktori i njohur Ernest Zybmberi i dha fund beqarisë.
Ai dhe bashkëshortja e tij Lena Rexhepi kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni shumë të bukur me familjarë, miq e shumë fytyra të njohura publike, transmeton Gazeta Express.
Pas martesës, çifti shkuan në ishujt Maldive për muajin e mjaltit ku kaluan momente shumë të bukura.
Por si duket udhëtimet për çiftin e sapomartuar nuk kanë të ndalur.
Pas ishujve Maldive, tani Ernesti e Lena kanë udhëtuar në Paris, në qytetin e dashurisë ku edhe kanë realizuar një fotografi tejet romantike.
Ernesti e Lena shihen duke i dhuruar njërit-tjetrit puthje pasionante.