Rajon & Botë

Në përvjetorin e puçit të dështuar, Erdogan zotohet: Do t’ua heqim kokat tradhtarëve

Gjatë një fjalimi emocional para mijëra njerëzve në përvjetorin e parë të tentim puçit të dështuar ushtarak në Turqi, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është zotuar se do t’ua heqë kokat tradhtarëve.

Erdogan tha para turmës që po valëviste flamuj turq se tentimi për t’i dhënë fund sundimit të tij më shumë se një dekadë të gjatë nuk ishte sulmi i partë kundër Turqisë dhe se nuk do të jetë as i fundit, transmeton Express.

“Pikërisht në këtë ditë para një viti, diku në këtë orë, ndodhi një tentim i pabesë,” ka thënë Erdogan.

Pastaj, duke iu referuar një seri sulmesh terroriste që e goditën Turqinë gjatë vitit të fundit, Erdogan shtoi: “Për këtë arsyeje, së pari do t’ua këpusim kokat këtyre tradhtarëve.”

Erdogani mori pjesë në marshin kombëtar të unitetit në Stamboll, duke u bashkuar në Urën e Martirëve të 15 Korrikut, dikur e njohur se Ura e Bosforit, për t’i kujtuar 250 njerëzit që vdiqën më 15 korrik të vitit të kaluar duke u përpjekur ta ndalonin puçin./Express/

the authorE B