Valdet Zeqiraj, 27 vjeçar, i cili vuante nga sëmundja e kancerit ka ndërruar jetë gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së dielës. Ai do të varroset sot në varrezat e fshatit Studenicë të Istogut.
Njëzeteshtatë vjeçari nga Istogu para dy javëve kishte shkuar në Turqi për të kërkuar shërim për sëmundjen nga e cila vuante tash e një kohë, kjo ngase sëmundja e tij nuk ishte e shërueshme në Kosovë.
Familja e tij ditë më parë nëpërmjet një postimi publik ka kërkuar nga qytetarët që ta ndihmojnë 27 vjeçarin me mjete financiare për shërim. I janë dashur më shumë se 130 mijë euro për shërim ndërkohë që nga Ministria e Shëndetësisë i janë ndarë vetëm 23 mijë euro.