U bë e madhe kur në odën ku ishte Ministri i Diasporës, por askush nuk e mendoi që veprimin e njëjtë do ta bënte edhe Kryeministri i Kosovës.
Nëpër media po qarkullon një video ku shihet kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, duke kënduar një këngë të përcjellur me çiftelia, ku ndërkohë dëgjohen edhe disa krisma.
Momentin e gjuajtjes me armë mund ta ndiqni në minutën 1 e 10 sekonda.
Në po atë moment askush nuk reagon.Para disa muajsh, edhe Fatmir Limaj kishte mbledhur miq e dashamirë në odën e tij në Banjë të Malishevës për të gostitur ata, pas lirimit nga akuzat për korrupsion sa ishte ministër i Transportit, ku në atë festë u gjuajt edhe me armë nga zyrtarë të lartë të qeverisë, gjë që bëri bujë të madhe në media.