Sport

Në Moskë dëgjohen thirrje “Kosovo je Srbija” (Video)

Sikur në ndeshjen e parë mes ekipit qipriot AEK në Larnaca dhe Spartak Moskwas, brohoritjet me frazat sllave kundër Kosovës janë dëgjuar edhe në ndeshjen e dytë

Kësaj radhe edhe në Moskë është dëgjuar fraza “Kosovo je Srbija” nga tifozët rusë. Nga mediet serbe thuhet se tifozët e Spartakut të Moskës janë të binjakëzuar me tifozët e “Crvena Zvezdes” të Beogradit, “Delije”.

Ndeshja është fituar nga qipriotët duke kaluar këtë fazë në Europa League.