Sport

Në Ligën e Kampionëve, pjesa e parë u takon vendasve

Në takimet që janë duke u zhvilluar sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve, pjesa e parë ka përfunduar me rezultat pozitiv për vendasit.

Juventus po udhëheq 1-0 ndaj Portos, po ashtu edhe Leicester Sity po udhëheq 1-0 ndaj Sevillas, transmeton KosovaPress.

Për Juventusin golin e shënoi Paulo Dybala, ndërsa tek Leicester Sity ka shënuar Wes Morgan.