Isa Mustafa përveç që është tërhequr nga kandidimi për të parin e Qeverisë, ai nuk është as në listën për deputet të publikuar sot.
Kryeministri në largim, pas rrëzimit të Qeverisë ka vendosur që të sakrifikohet duke qenë vetëm kryetar i LDK’së dhe duke hequr dorë nga pozita të rëndësishme.
Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka thënë të martën për Gazetën Express se ai këtë e ka bërë që t’iu hap mundësi personave të duhur që të kandidojnë për këtë pozitë.
“Isa Mustafa ka treguar edhe vetë pse s’ka me kandidu dhe nuk ka me qenë në listën për deputet. Gjesti i mirë i tij për të hap mundësi për me kandidu deputetë, përfaqësues me të mirë që të shkojnë e të punojnë” është shprehur nënkryetari i kësaj parti Lutfi Haziri.
Ndryshe LDK sot e ka publikuar listën e përbashkët zgjedhore me AKR-në e Alternativën të cilët në zgjedhjet e 11 qershorit garojnë së bashku.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme PDK ka vendosur që të shkojnë së bashku me AAK-në e Nismë, koalicion ky që mori shume kritika, pas vijave të kuqe që partitë ia vendosnin njëra tjetrës.
Vetëvendosje, ndonëse bisedime me LDK-në, nuk arritën ndonjë marrëveshje duke garuar si të vetme në këto zgjedhje/GazetaExpress/