Mund të ju duket e pabesueshme por ja që është e vërtetë
Organizatorja e Zhurma Show, Edona Memini ka thënë se ishte pikërisht ky spektakël që për herë të parë solli Ledri Vulën në skenën e rep muzikës në Kosovë.
“Ledri për herë të parë ka dal në këtë skenë para 13 viteve”, ka thënë Memini.
Por, Edona ka pasur kritika për Ledrin, i cili nuk ka qenë i pranishëm për ta marrë çmimin në këtë spektakël.
“Tani pas 12 viteve nuk vjen për ta marrë çmimin edhe pse ne erdhëm në shtëpinë e tij, për me ja kujtuar se duhet të vjen”, ka thënë ajo.
Ledri është shpërblyer me çmimin “Best Song” për këngën e tij “Nona” që është në bashkëpunim me Young Zerkan. /GazetaExpress/