Shefi i ekipit kosovar për dialog teknik në Bruksel, Avni Arifi ka deklaruar se deri më tash Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë qëndrim rreth vazhdimit të dialogut me Serbinë, pas ngjarjeve të fundit në Mitrovicë, ku u arrestua i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.Arifi tha për “Gazeta Blic”, se kryeministri Haradinaj sot do të tregoi se si do të vazhdohet më tej me shtetin serb.“Deri më tash nuk kemi ndonjë qëndrim, në ora 14:00 kryeministri Haradinaj do të deklarohet”, tha Arifi.
Ndërkaq, kanë kaluar më shumë se 18 orë që nga koha kur u arrestua në Mitrovicë Marko Gjuriq, dhe kryeministri Haradinaj nuk është deklaruar aspak për këtë arrestim.“Gazeta Blic”, ka raportuar rreth asaj se kryeministri Haradinaj nuk ishte në dijeni sa i përket vendimit që të arrestohet Marko Gjuriq.
Dyshohet se një vendim të tillë, e kanë marrë presidenti Thaçi dhe zëvendësministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.Gjuriq është arrestuar nga Njësia Speciale e Kosovës në Mitrovicën Veriore, pasi që kishte hyrë në Kosovë pa lejen e autoriteteve kosovare.Ky arrestim i Gjuriqit, ka ngjallur reagime të shumta.
Madje kryeministri serb Vuqiq ka kërcënuar policinë e Kosovës, duke thënë se do të japin përgjegjësi për veprimet e tyre.
Po ashtu gjatë ditës së sotme, qytetarë serbë të veriut janë tubuar sot nga mëngjesi në fshatin Rudare të komunës së Zveqanit, përkatësisht tek kryqi, për të protestuar në shenjë pakënaqësie për arrestimin e djeshëm të Marko Gjuriqit nga ana e policisë së Kosovës.
Protesta po zhvillohen të qeta, dhe nuk raportohet për ndonjë incident.
Ndryshe, në vendin ku po protestohet gjatë natës serbët kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë-Jarinje, duke vendosur kamionë dhe automjete të ngjashme transportuese./GazetaBlic./