Aktuale

Në Kamenicë një person kërcënohet me 20 mijë euro

Një person ka raportuar në Polici se përmes telefonit ka pranuar një SMS ku është shantazhuar nga persona të panjohur të cilët i kanë kërkuar një shumë parash prej 20.000 € përndryshe do të ketë pasoja.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në Kamenicë, njofton Policia.

Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin. /KosovaPress/

the authorE B