Aktuale

Në Gjykatën e Apelit, filluan punën 4 gjyqtarë të rinj

Në Gjykatën e Apelit, të hënën kanë filluar punën katër gjyqtarë të rinj. Rrustem Thaqi vjen nga Gjykata Themelore në Pejë, ndërsa Zenel Leku, Nora Bllaca-Dula dhe Frosnia Sylejmani, nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në ditën e parë të punës, të porsaemëruarit, i ka pritur kryetari i gjykatës Hasan Shala, i cili ju ka uruar mirëseardhje duke ju ofruar po ashtu mbështetje të pa rezervë në detyrën e re.

Të katër gjyqtarët e rinj do të angazhohen në divizionin civil të Departamentit të Përgjithshëm, dikaster ky më i ngarkuari në këtë gjykatë, me mbi 10 mijë lëndë të trashëguara.

Më këto emërime, numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit do të jetë 37, e që prapë është shumë pak në krahasim me nevojat që ka ky institucion.

Gjykata e Apelit disa herë ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që krahas pozitave aktuale, të emërohen të paktën edhe 15 gjykatës tjerë.

the authorE B