Janë bërë 5 vjet që nga vdekja e Shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj.
Në 5 vjetorin e vdekjes së Dinos, sot e ka përkujtuar moderatorja e njohur Liberta Spahiu, transmeton Gazeta Express.
Liberta kishte shkuar të vendosë lule tek varri i burrit të tezës së saj.
Këtë e kishte bërë të ditur përmes një fotografie që Liberta ka postuar në profilin e saj në Facebook.
“5 vite pa Dinon, #dotekujtojmepergjithmone”, kishte shkruar Liberta.
Dino Asanaj ishte gjetur i vdekur në zyrën e tij, në Fshatin Amerikan, me 11 shenja të therjes në trup./Gazeta Express/