Agjenda zyrtare e festimeve për përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë së Kosovës fillon nga 15 shkurti deri më 18 shkurt. Pavarësisht kësaj edhe pse dje u bë e ditur se si do të jetë agjenda e festimeve, sot ajo ka pësuar disa ndryshime, shkruan GazetaBlic.Më datë 18 shkurt ishte paraparë që të bëhej “hapja e ekspozitës së 17 shkurtit 2018 – “Vizitë ditës së pavarësisë” – që do të mbahej te Presidenca e Kosovës, po ashtu ishte paraparë mbjellja e 115 pemëve në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz dhe mbajtja e konferencës ndërkombëtare “Një dekadë pavarësi”.
E të gjitha këto nuk janë më në agjendën e datës 18 shkurt. Sipas agjendës së re të publikuar – me datë 18 shkurt në ora 12 do të mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njofton GazetaBlic.
Në ora 13:00 pritet Parada e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e Policisë së Kosovës, e cila do të mbahet në Bulevardin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.Në ora 15:00 është paraparë Programi i pritjes shtetërore nga Presidenti i Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa në orën 16:00 do të ketë koktej rasti për nder të të ftuarve. / © GazetaBlic /