Sport

Ndryshohen rregullat për Topin e Artë

France Football ka njoftuar për rregullat e reja për zgjedhjen e lojtarit më të mirë në botë.

France Football dhe FIFA kanë prishur marrëveshjen për zgjedhjen e lojtarit më të mirë në botë dhe tashmë çmimin e Topit të Artë do ta bëjë e vetme.

Për lojtarin më të mirë do të votojnë gazetarët, çka do të thotë se, trajnerët dhe kapitenet e skuadrave nuk do të votojnë më.

Tashmë do të publikohet një listë prej 30 futbollistëve kandidatë për Topin e Artë, 7 më shumë se sa më herët, ndërsa nuk do të ketë as listë përfundimtare prej tre finalisteve.

Shpallja e lojtarit më të mirë do të bëhet në fund të vitit. /Express/