Aktuale

Ndjekje si nëpër filma, tre të arrestuar për tentim vrasje

Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të një tejkalimi në rrugë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave me ç’rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime.

Rasti ka ndodhur dje në magjistralen Ferizaj-Prishtinë. Policia raporton se me këtë rast është lënduar edhe një tjerët person, si pasojë e sulmit me mjet të fortë në kokë dhe fytyrë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe janë liruar për në shtëpi.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.65 mm, ndërsa nga njeri nga të dyshuarit janë konfiskuar dy arme njëra e kalibrit 7.65 mm me mbishkrimin Girsan dhe Ekol Tuna e kalibrit 8 mm.

Me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

the authorE B