Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që u kishte vënë zjarrin disa mbeturinave ku si pasojë e zjarrit janë rrezikuar edhe disa shtëpi në atë lokacion.
Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është arritur që të shuhet zjarri. Më urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt./KosovaPress/