Liga e Kampionëve vazhdon me ndeshjet e Grupeve E, F, G dhe H.
Xhiroja e parë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve do të mbyllet sonte me ndeshjet e katër grupeve të mbetura, si dhe atë në mes të Manchester Cityt dhe Borussia Monchengladbach, e cila mbrëmë nuk u zhvillua për shkak të motit të keq.
Kampionët e Evropës, Real Madrid do të ndeshen me skuadrën portugeze të Sportingut në ‘Santiago Bernabeu’. Në Grupin F, do të ballafaqohen edhe Borussia Dortmund e Legia Varshava e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi.
Një ndeshje interesante pritet të zhvillohet në ‘Juventus Stadium’, ku skuadra kampione e Italisë, e pret Sevillan.
Derisa kampioni i Anglisë, Leicester City, debutimin në Ligën e Kampionëve e nis me duelin përballë kampionit belg, Club Brugge.
Grupi C
20:45 Man. City – B. M’gladbach
Grupi E
20:45 B. Leverkusen – CSKA M.
20:45 Tottenham – Monaco
Grupi F
20:45 Legia W. – Borussia Dortmund
20:45 Real Madrid – Sporting
Grupi G
20:45 Club Brugge – Leicester C.
20:45 Porto – Copenhagen
Grupi H
20:45 Juventus – Sevilla
20:45 Lyon – Dinamo Zagreb