Sport

Ndeshjet e Kosovës në basketboll transmetohen drejtpërdrejt

Federata e Basketbollit të Kosovës ka konfirmuar se të gjitha ndeshjet e kombëtares së Kosovës në kualifikime për Eurobasket 2017 do të transmetohen drejtpërdrejte

Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së Leart Hoxha ka konfirmuar se sponsori medial i FBK’së Digitalb dhe FBK’ja kanë arritur marrëveshje me federatat e Sllovenisë, Ukrainë dhe Bullgarisë dhe transmetuesit e tyre për këmbim sinjali kështu që ndeshjet tona si vendës dhe si mysafirë do të transmetohen në Digitalb/Supersport. Po ashtu dihet se për sinjal tokësor ndeshjet do ti transmetojë RTV21.

Ndeshja e parë e Kosovës zhvillohet në Lubjanë, me Slloveninë të mërkurën më 31 gusht në ora 20:00.

Kosova i zhvillon të gjitha ndeshjet si vendës (me Ukrainën me 3 shtator, me Slloveninë më 10 shtator dhe me Bullgarinë më 17 shtator) në palestrën Minatori në Mitrovicë dhe ndeshjet fillojnë në ora 20:00.