Sport

Ndeshja Rusi – Kroaci shkon në vazhdime

Ka përfunduar koha e rregullt në mes të Kroacisë dhe Rusisë më rezultat 1-1.

Kroacia dhe Rusia nuk kanë mundur që të përcaktojnë fituesin për 90 minuta pasi që janë ndarë barabartë 1-1.

Rusia ishte e para që shënoi me një supergol të Cheryshev në minutën e 31’të, por Kroacia barazoi tetë minuta më vonë me Kramaric.

Pjesa e dytë u dominua nga Kroacia por nuk u arrit që të shënohet gol.

Tani do të zhvillohen edhe 30 minuta lojë për të përcaktuar gjysmëfinalistin e katër që do të luaj kundër Anglisë të mërkurën! /GazetaExpress/