Ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë do të transmetohet direkt edhe në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Prishtina Football Fest” vazhdon me transmetimin e ndeshjeve kualifikuese të Kosovës dhe Shqipërisë më 6 dhe 9 tetor.
“Për të gjithë ju që nuk keni mundësi ta përcillni ndeshjen në Shkodër, Kosovë – Kroaci, ne e transmetojmë në LED monitorin gjigant te Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, në orën 20:45”, thuhet në njoftimin e “Prishtina Football Fest”.
Transmetimi i ndeshjeve vazhdon edhe me datën 9 tetor, ku do të shfaqen dy ndeshjet kualifikuese, Ukrainë – Kosovë nga ora 18:00 dhe Shqipëri – Spanjë, nga ora 20:45. /Express/