Aktuale

Ndeshen dy vetura në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së martës, në Prishtinë.

Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në lagjen e njohur si Qafa – duke shkaktuar lëndimin e një personi.

Një ambulancë ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, në rrugën “UÇK”, për t’i dhënë trajtim mjekësor të lënduarit, që ndodhej në njërën nga veturat.

Gazeta Express ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet të ketë dalë menjëherë edhe Policia.

Nga pamjet shihet se veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të vogla.

the authorE B