Rajon & Botë

Ndeshen dy trena, 33 të lënduar

Më shumë se 33 persona janë lënduar në një aksident, ku një tren në lëvizje e ka goditur një tren tjetër që ishte i parkuar në një stacion në periferi të Filadelfias, në SHBA.
Autoriteti i Transportit i Pensilvanisë Juglindore ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:15, transmeton Express.

Në total 33 persona janë lënduar. Ndërsa, katër prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Të gjitha viktimat janë dërguar në spital./Express/

the authorE B