Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se ka ndërruar jetë një vajzë e mitur e cila ishte aksidentuar në rrugën e “UÇK-s”në Rahovec, më 26.04.2017.
“Rr. UÇK-së, Rahovec, më 26.04.2017-13:40h. Në lidhje me rastin raportohet viktima femër K/Shqiptare(fëmijë) e cila si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident trafiku ishte duke u trajtuar në QKUK, me 12.05.2017 e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Express.
“Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njofton policia.
Kujtojmë se të premtën ka ndërruar jetë edhe një vajzë tjetër në QKU pas lëndimeve që ka marrur në një aksident në fshatin Uglar të Gjilanit.
Ndërkohë që bazuar në statistikat e policisë në Kosovë çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente, vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 2 aksidente me fatalitet, 11 me të lënduar dhe 39 pa të lënduar./Express