Në moshën 54-vjeçare është ndarë nga jeta Stefano Farina.
Futbolli italian është në zi pas lajmit, se Stefano Farina ka ndërruar jetë.
Përmes një komunikate për media, Asociacioni i Gjyqtarëve të Itali ka njoftuar për vdekjen e Farinas.
“Në moshën 54-vjeçare, ka ndërruar jetë ish-gjyqtari ndërkombëtar, Stefano Farina”, thuhet në njoftim.
Farina ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë kohëve të fundit, por me kërkesë të familjes nuk është bërë e ditur gjendja e tij shëndetësore.
Ai ka debutuar në Serie A në vitin 1995 dhe ka drejtuar plot 236 takime, ndërsa në kategorinë e dytë italiane të njohur si Serie B ka drejtuar 117 ndeshje.