Aktuale

Ndërron jetë i dyshuari për vrasjen e Hazbi Idrizit

Personi i cili dyshohet për vrasjen e kryetarit të Bogovinës, Hazbi Idrizi, ka ndërruar jetë para disa çastesh, transmeton Alsat M.

Pasi qëlloi veten në kokë me armë zjarri gjendja shëndetësore e Q.A ishte shumë kritike dhe ai për shkak të plagëve të rënda pas pranimit në Spitalin Klinik të Tetovës u dërgua në Klinikën e Shkupit ku dhe ndërroi jetë.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, ka mbetur i vdekur pas një zënke verbale e cila më pas ka eskaluar deri në përleshje me armë zjarri.

Ndryshe, Idrizi ishte kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim i zgjedhur për kryetar të Bogovinës, një komunë rurale në rajonin e Tetovës.

the authorE B