Sport

Ndërroi jetë njeriu që i dha shumë futbollit kosovar

Ka ndërruar jetë Shefshet Bajrami, njeriu që i dha shumë futbollit kosovar, që nga pavarësimi i tij.

Me këtë rast, Federata e Futbollit të Kosovës e ka dërguar në familjen e të ndjerit një telegram ngushëllimi.

“E nderuara familje e Shefshet Bajramit!

Lajmi për vdekjen e Shefshet Bajrami, na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj.

Kontributi i Shefshetit ishte i çmueshëm, në pavarësimin e futbollit të Kosovës e sidomos në Shoqatën e Gjyqtarëve dhe ndarjen e drejtësisë kudo në fushat e futbollit duke u bërë ballë dhunës së okupatorit.

Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.

Me respekt

Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së”. /Zëri/