Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akutorizuar ministrin e Administriatës Publike Mahir Yagcilar, për vendosjen e flamurit Kombëtar Shqiptar në hyrje të qytetit të Prishtinës, më saktësisht të rrethrrotullimi.Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim i mirëinformuar brenda Qeverisë së Kosovës.
Sipas këtij burimi, brenda pak çastesh pritet zëvendësimi i flamurit shtetëror me atë kombëtar.Këtë vendim Kryeministri Haradinaj, e ka marrë sot.
“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë edhe vendimin në fjalë të cilin mund ta shihni më poshtë.
Ndryshe, zëvendësimi i flamurit Kombëtar me atë shtetëror ka ngjallur debat të madh në opinon. Madje disa qytetarë edhe kanë protestuar në shenjë pakënaqësie. /Gazeta Blic/